Live

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit mbyllet për një orë

08:34 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuarit në Kanada, u mbyll për gati një orë të martën pasi një aeroplan i vogël u raportua se ishte “rrëmbyer”, sipas autoriteteve.

Policia tha se mori një raport në orën 13:10 (ora lokale; 23:10 ET) se një Cessna 172, një aeroplan me një motor dhe katër vende, ishte ” rrëmbyer në zonën e Ishullit të Vankuverit dhe po i afrohej hapësirës ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vankuverit” (perëndim).

“I dyshuari ishte personi i vetëm në bordin e avionit”, tha Policia kanadeze në një deklaratë. Ai u arrestua pa rezistencë dhe pa “asnjë incident” pasi Cessna u ul rreth një orë më vonë, tha policia, pa shpjegime të mëtejshme.

Nëntë fluturime hyrëse u devijuan në aeroporte të tjera, tha aeroporti në një deklaratë, e cila tha se ndalimi i uljes zgjati 39 minuta.

Shpërndaje në

U Kopjua