Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit.
Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se për shkak të çmimeve, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është thuajse në prag të falimentimit.
“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne”.
“Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian”.
“Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.