Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj tri bazave bërthamore në Iran, kapacitetet e këtij vendi për prodhimin e armëve bërthamore janë “dukshëm më të dobëta” dhe se Teherani është “akoma më larg” nga arritja e këtij qëllimi.
“Rrëshqitjet e inteligjencës janë ndër gjërat më frustruese”, tha Rubio, duke reaguar ndaj raportimit të mëhershëm të CNN-it, sipas të cilit inteligjenca amerikane vlerëson se sulmet ajrore nuk i kanë shkatërruar elementet kyçe të programit bërthamor iranian, por vetëm e kanë vonuar atë për disa muaj.
Sipas Rubios, këto vlerësime nuk pasqyrojnë realitetin në terren.
Ai u shpreh se veprimet e fundit të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli kanë pasur ndikim të thellë në aftësinë e Iranit për të avancuar në programin e tij bërthamor.
“Programi bërthamor i Iranit sot është dobësuar jashtë mase krahasuar me një javë më parë. Është në formë shumë më të keqe sot sesa që ishte para një jave për shkak të veprimeve të SHBA-së dhe për shkak të disa veprimeve të Izraelit”, theksoi Rubio në një intervistë për “Politico”.