Live

Rutte i ashpër me Putinin: Topi është në fushën e tij, të jetë serioz për të gjetur paqen me Ukrainën

10:48 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pak para Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë gabim të madh që ka dërguar delegacion të nivelit të ulët në bisedimet për paqe me Ukrainën.

Tutje, para mediave, Rutte tha se topi tanimë është në fushën e Putinit, dhe e gjithë trysnia është mbi të, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo pjesë e territorit të Ukrainës duhet të jetë aty, kisha një takim shumë të mirë, pres me padurim që të takohem këtu me ministrat e Jashtëm këtu në Tiranë, njërin pas tjetrit. Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, në fakt topi është në fushën e tij, është shumë e qartë, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqen dhe gjithë trysnia është mbi të. Putini nuk është i prirur, e di e njoh shumë mirë, që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Është një gjë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë, jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA-ja, dhe rolin që ka marr presidenti Trump”, u shpreh Rutte.

“Zhvillova një vizitë shumë të mirë në rajon, pata edhe bisedim shumë të mirë me presidentin Vuçiq”, tha tutje Rutte për vizitën e tij në rajon.

Shpërndaje në

U Kopjua