Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka reaguar pas gjuhës së kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari të përdorur ndaj saj, pas kërkesës së PDK-së për një konsultim 10-minutësh.
Jashari përmes një postimi në Facebook tha se i vjen keq që mori një përgjigje të tillë, karshi kësaj kërkese, përcjell Klankosova.tv.
“Veç rri”. Më vjen keq që karshi kërkesës për disa minuta konsultë, në kuvend merr një përgjigjje të tillë”, ka shkruar tutje ajo.