Live

Sali Berisha mbyll fushatën në Mirditë

21:23 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës në Mirditë.

Ai gjatë fjalës së tij, hodhi akuza në drejtim të qeverisë.

“Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë u larguan vetëm për në hapësirën e BE-së. U larguan nga Shqipëria sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj shekullore. U larguan nga Shqipëria sa nga asnjë komb tjetër, nga çfarë do lloj lufte apo epidemie që do kishte njohur”.

“U larguan nga Shqipëria miqtë e mi, sepse u vranë, u rrënuan mundësitë e shqiptarëve dhe bashkë me to, shpresa dhe besimi për një të ardhme në vendin e tyre. Po e ndëgjuam Ndokën këtu. Si asnjë moshatar i tij në Ballkan dhe në Europë, Edi Rama ngriu pensionet,  të cilat ishin pa diskutim të ulëta, por me rritje vertikale nga viti 2005 në 2013. Dhe për herë të parë në historinë tonë, në vitin 2013 ne kishim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon”.

“Çfarë ndodhi? Si u rrokullisëm ne në 10 vite? Sepse ndaloi rritjen e pensioneve. Po pse e ndaloi? Se nuk kishte lek? Jo, kishte lek, pa diskutim. Por sepse miliarda e miliarda që duhej tu jepeshin pensionistëve, rrogëtarëve, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën në punëra publike”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua