Live

Salianji voton nga burgu i Fierit, ka një thirrje për shqiptarët

09:53 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i PD-së, Ervis Salianji, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë nga burgu i fierit ku është vuajtur dënimin me burgim.

Ai për Top Channel ka thënë se burgimi i tij është frikë për të tjerët, duke e quajtur dënimin e tij si politik dhe të ndikuar nga Edi Rama.

Salianji u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin të votojnë.

“Është një ditë e rëndësishme për qytetarët. Besoj se do të ketë një votë masive për PD.  Nëse në BE ka demokraci, në Shqipëri sundon autokracia e Edi Ramës”, tha Salianji, sipas TCh.

Shpërndaje në

U Kopjua