Live

Sallahu pretendon që Ganimete Musliu ka bërë vepër penale në Kuvend

19:12 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Anëtari i VV-së që është zëvëndësministër i Drejtësisë në detyrë, Blerim Sallahu ka sulmuar deputetën e PDK-së, Ganimet Musliu, e cila nuk e la të flistë deputetin Avni Dehari në seacën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai pretendon që Musliun ka kryer vepër penale teksa ka ftuar Prokurorinë që të merret me rastin.

Reagimi i tij:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhë e PDK-së, Ganimete Musliu, ka konsumuar veprën penale të sanksionuar me Kodin Penal në fuqi, duke penguar personin zyrtar, z. Avni Dehari në kryrjen e detyrave zyrtare.

Ftojmë Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me rastin konkret!

Shteti duhet të funksionojë me çdo kusht dhe në çdo rrethanë!

Më poshtë mund ta shiheni se si deputetja në fjalë pengon z. Avni Dehari në kryerjen e detyrave zyrtare!

Shpërndaje në

U Kopjua