Tirana është bërë mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që për herë të parë zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama po pret liderët botërorë, ku bie në sy veshja e tij me atlete të kuqe me numrin 5 – simbol i fitores së PS dhe i yllit me pesë cepa.
Deri tani, Rama ka zhvilluar takime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
Në vijim priten liderë të tjerë si Ursula von der Leyen, Princi Albert II i Monakos, Recep Tayyip Erdoğan, Giorgia Meloni dhe të tjerë.
Në fund të pritjes, do të realizohet edhe një foto familjare me të gjithë liderët pjesëmarrës.