Live

Sapo kishte dalë nga burgu, 25-vjeçari nga Pogradeci arrestohet sërish

08:34 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Policia ka arrestuar mbrëmjen e të martës në Pogradec një 25-vjeçar.

Fabian Muçollari, nga Vërdova e Pogradecit, ishte në hetim disajavor nga agjentët e terrenit.

Siç raporton A2CNN policia në momentin e arrestimit, 25-vjeçarit i kanë gjetur e sekuestruar armë zjarri dhe një sasi droge, transmeton Klankosova.tv.

Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Pogradecit dhe Korçës, pasi në vitin 2017 i riu vrau me armë zjarri automatike bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.

Muçollari për rreth 7 vite ka qenë duke vuajtur dënimin pranë IEVP Drenovë për këtë vepër penale dhe prej pak kohësh kishte lënë qelinë e burgut.

Shpërndaje në

U Kopjua