Live

Seanca e 52-të konstituive me mysafirë special, marrin pjesë ambasadorët ndërkombëtarë

08:48 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sot, deputetët e zgjedhur do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës në herën e 52-të për të arritur konstituimin e tij.

Megjithëse, një ditë para se të skadojë afati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth funsksionalizimit të parlamentit, në seancën e sotme do të ketë mysafirë special, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kolegë tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në këtë seancë.

“Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin mbi kërkesën e parashtruar nga deputetët e AAK-së në lidhje me kushtetueshmërinë e komisionit për votim të fshehtë. Aty u tha, mes tjerash, se deputetët e zgjedhur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, e kanë për obligim të përfundojnë seancën konstituive më së largu 30 ditë nga publikimi i këtij aktgjykimi.

Shpërndaje në

U Kopjua