Live

Seancë një ditë para Bajramit, deputetët tentojnë konstituimin për herë të 27-të

11:14 / 05 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e zgjedhur mblidhen sot për herë të 27-të në tentim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Për dallim nga seancat e kaluara që u mbajtën çdo 48 orë, kjo e sotmja mbahet pas 24 orësh.

Në seancën e së mërkurës, ligjvënësit e zgjedhur u dakorduan që për shkak të Festës së Kurban Bajramit që shënohet të premten, të mblidhen gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në

U Kopjua