Live

Serbët në Australi këndojnë “Kosova është Serbi”

10:38 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë këngë nacionaliste dhe e përmendin Kosovën sa herë që ju vjen mundësia.

Një gjë të tillë ata e bënë edhe në Melbourne të Australisë, shkruan kosovalive.net.

Pas fitores së tenistit serb, Novak Djokovic, tifozët atje ia thanë këngës, ndërsa nuk iu mungoi as kënga e zakonshme e tyre “Kosova është Serbi”.

Ky veprim është pasqyruar me mburrje nga portali serb “Telegraf”.

Një dëshirë apo ëndërr të tillë tifozët serbë e shfaqin kudo që shkojnë, ndërsa nuk mungojnë as parullat nacionaliste, përmes së cilave bëjnë thirrje për luftë dhe të cilat e vendosin Kosovën në hartën e Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua