Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me “konfliktin” Kosovë-Serbi u diskutua në emisionin “Ora Shtatë”.
Gazetari Vullnet Krasniqi thotë se është shqetësuese që Trumpi po përmend Kosovën dhe Serbinë në një seri të konflikteve që po ndodhin nëpër botë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e di se a e ka pasur për një sulm të mundshëm të mëparshëm, apo tash. Por për mua është shqetësuese një detaj, që Kosova dhe Serbia, ai po i përmend në një seri të disa konflikteve të tjera që janë duke ndodhur nëpër botë. Kur po e përmend Kosovën dhe Serbinë, po e fut edhe Kongon, edhe Ukrainën dhe Rusinë. Në ndërkohë, Rusia po e përmend dy vende që i takojnë Rusisë dhe me ia njohur si aneksim. Ne pra mund të mbesim si një konflikt në harresë”, u shpreh Krasniqi.
Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala thotë se Serbia nuk ka guxim që të ia mësyjë Kosovës, duke përmendur kështu dhe deklaratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili foli rreth prezencës së KFOR-it në veri të vendit.
“Çka është më me rëndësi që e dimë, është se Serbia nuk ka guxim me ia mësy Kosovës në drejtim të Mitrovicës dhe me ardhë, dhe kjo është për prezencën e KFOR-it. Për këtë dje foli edhe Erdogani”, tha Shala.