Live

Shala: Gjykata Supreme konstatoi uzurpimin e pushtetit nga anëtarët e grupit parlamentar të LVV

19:58 / 15 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka thënë se Gjykata Supreme konfirmoi uzurpimin e pushtetit nga ana e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi Supremja rrëzoi udhëzimin administrativ për arkat fiskale i nënshkruar nga Hekuran Murat pas mandatit si ministër.

Për këtë ka reaguar edhe LDK-ja duke mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme.

“Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka konstatuar uzurpimin e pushtetit, ushtrimin kundërkushtetues dhe kundërligjor të funksioneve ekzekutive nga ana e deputetëve të Grupit parlamentar të LVV-së”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua