Live

Sharje e përplasje fizike mes stafeve të kryeministrit të Serbisë dhe Vuçiqit (VIDEO)

13:39 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një video është bërë virale në rrjet ditën e djeshme, ku dyshohet të ketë pasur përplasje mes stafit të sigurimit të kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut dhe kabinetit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Bazuar në pamjet e kësaj videoje, aty pati edhe përplasje fizike dhe të shara mes stafit të Macut dhe Vuçiq.

Pamjet janë shpërndarë në X nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Sërgjan Milivojeviq.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Autostradën në drejtim të Nishit.

Në video dëgjohet edhe një grua teksa eskalon me gjuhën e saj brutale duke sharë keq.

Gruaja në fjalë supozohet të jetë Suzana Vasiljeviq, këshilltare e presidentit të Serbisë.

“Tani do t’ia q*** nënën’ dhe duke e quajtur personin nga sigurimi i kryeministrit Macut ‘idiot’”.

Ky konflikt nuk dihet saktë se kur ka ndodhur.

Shpërndaje në

U Kopjua