SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet që të njoftojnë një marrëveshje për të ulur tarifat sot.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar një marrëveshje për të ulur tarifat që kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për pothuajse çdo vend në botë muajin e kaluar.
Presidenti Trump duket se aludoi për marrëveshjen kur postoi në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje: “Konferencë e madhe për shtyp nesër në orën 10:00 të mëngjesit, Zyra Ovale, në lidhje me një marrëveshje të madhe tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe shumë të respektuar. E para nga shumë të tjera!!!”, raporton BBC.