Live

SHBA-ja për moskonstituimin e Kuvendit: Udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre

14:30 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit.

Nga Ambasada është thënë se ky ngërç po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës.

Ambasada u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovës për KOHËN.

Ambasada ka thënë se SHBA-ja pret të punojë me Qeverinë e Ardhshme të Kosovës për të çuar përpara stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.

Shpërndaje në

U Kopjua