Live

SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa

20:28 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Javën e kaluar avionët amerikanë u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, raporton CNN.

Sipas CNN, transmeton Klankosova.tv, aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës.

Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare në Bahrein, baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor –  u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet.

Shpërndaje në

U Kopjua