Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas një postimi të Artane Rizvanollit, duke thënë se ministrat s’kanë nevojë të mbajnë ligjërata, por të mbrojnë bizneset.
Muharremi ka thënë se bizneset nuk munden të paguajnë energjinë, më shtrenjtë me flamurin kuq e zi.
Ai në fund bëri thirrje që të sigurohet energji e lirë që ekonomia të përfitojë, “e mos folni asnjë fjalë më shumë se fjalët nuk kryejnë asnjë punë, i merr era në fund.”, transmeton Klankosova.tv.
Postimi i plotë:
Bizneset dhe prodhuesit nuk munden me pagu energjinë e shtrenjtë me flamur Kuq e Zi
Patriotizëm nuk është me i rritë faturat, po është me e mbrojtë prodhuesit dhe ekonominë tonë. Prodhuesit e bizneset tona nuk funksionojnë e punojnë me flamur kuq e zi, e as me postime të mnistrave, por me energji.
Kështuqë, rryma e shtrenjtë nuk mbulohet me fjalime patriotike. Mundemi sa të kemi dëshirë me përdorë flamurin Kuq e Zi në fjalime edhe në Kuvend, por kjo nuk ka asnjë ndikim në koston e energjisë. Rryma që e prodhojmë dhe shesim me 30 euro MW po ju ofrohet deri në €260 bizneseve tona.
Ministrat nuk i kemi me na mbajtë ligjërata të panevojshme, e as leksione nacionaliste.
Sot patriotizëm do të thotë me i përkrahë bizneset dhe prodhuesit tanë, jo me i përzanë e me i sulmu.
Bash kur politikanët fillojnë me fjalimet nacionaliste me flamuj kuq e zi, aty zakonisht fshihet jokompetenca.
Neve na duhen institucione që i mbrojnë bizneset tona, jo që i sulmojnë. Na duhen ministra që e kuptojnë që kosto e energjisë është boshti dhe thelbi i një ekonomie konkurrente.
Na duhen ministra me na siguru energji sa më të lirë, ashtu si e prodhojmë e shesim me 30 euro, e jo me na ofru me 260 euro MW si kanë tregu bizneset tona. Jo monopol po treg të lirë konkurrues.
Na duhen ata që marrin vendim e zhvillojnë politika që mundësojnë avantazh për bizneset tona, e jo ata që i rrisin koston e produkteve tona. Institucionet janë me krju kushte që produktet vendore të shiten e jo të bëhën më të shtrenjta. Nuk janë aty me rritë pafundësisht importin e me thellu deficitin.
Patriotizmi nuk matet me fjalë, as me flamuj, por me atë sa mbrohen e përkrahen bizneset tona. Me konkurrencshmërinë e ekonomisë dhe biznesve tona.
Sa janë konkurrentë prodhuesit tanë në treg aktualisht? Vendimet e juaja, a i kanë bë më konkurrentë apo më të dobët? A po rritet importi dhe thellohet deficiti, apo e kundërta? A do të shesim më shumë apo më pak produkte tona pas vendimeve? Këto janë çështjet.
Siguroni energji të lirë që ekonomia të përfitojë, e mos folni asnjë fjalë më shumë se fjalët nuk kryejnë asnjë punë, i merr era në fund.