Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se për herë të parë në 7 vjetët e fundit shifrat e ikjes së mjekëve kanë regjistruar një rënie.
Ai i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i cili kishte paralajmëruar se ikja e mjekëve mund të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor.
“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur,” ka theksuar Vitia në Kuvend.
Ministri i Shëndetësisë e ka akuzuar Haxhiun për shpifje dhe përhapje të informacioneve të pasakta.
Vitia ka thënë se “statuti i SHSKUK-së nuk është duke mbyllur shërbime, përkundrazi, çdo ditë po hapim shërbime të reja.”
Ai ka hedhur poshtë pretendimet për mungesë të barnave dhe për situatën e keqe në furnizimin e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, duke theksuar se “Kosova e pasluftës ka pasur kurrë më shumë furnizime”.
Për sa i përket përdorimit të shtretërve në Pediatri, Vitia ka deklaruar se “të gjitha kapacitetet e mundshme janë të shfrytëzuara dhe nëse nuk shfrytëzohen nëpër klinika, ato janë në dispozicion të tjerëve”.