Një 56-vjeçare nga Elbasani është shoqëruar në stacionin e policisë, pasi e kishte fotografuar votën e saj.
Policia e Shtetit për mediat atje kishte thënë se rastin në fjalë e ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”.
“Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”.
“Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht”, u tha në njoftimin e policisë, sipas Tvklan.