Live

Shpërbërja e Kuvendin zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza

16:45 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Zhvillimet politike që pasuan pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, siç duket po e fusin vendin në një ngërç institucional Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim për definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas dorëheqjes së tij.

Ndonëse është thënë se kryeministri nuk ka të drejtë të kërkojë interpretim për raste të tilla nga Kushtetuesja, megjithatë, Mazllum Baraliu profesor i së Drejtës Kushtetuese, thotë për Radio Kosovën se edhe kryeministri ka të drejtë të kërkoj interpretim për një gjë të tillë.

Por, thirrja e një seance për shpërbërjen e Kuvendit, do të ishte mënyra më e shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, thotë Baraliu. Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të duhet të merr iniciativë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, me anë të së cilës do të shpërbëhej kjo legjislaturë.   

Edhe udhëheqësit e subjekteve politike që kanë qenë në koalicion qeverisës, e kanë përmendur shpërbërjen e Kuvendit si mundësinë më të shpejtë që vendi të shkoi në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, ende nuk është marrë asnjë veprim për këtë çështje. Për shpërbërjen e Kuvendit duhet të votojnë të paktën nga 80 deputetë.

Shpërndaje në

U Kopjua