Live

Shpërthim në një fabrikë armësh në Serbi, lëndohen disa persona

12:23 / 30 Maj 2025

Nga Kosova Live

Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fabrikën ushtarake të Valjevës, “Krushik”, Serbi, mësoi media serbe N1.

Të lënduar, sipas raportimeve, po trajtohen në Departamentin e Emergjencave të Spitalit të Përgjithshëm në Valjevë.

Për incidentin është deklaruar edhe vetë fabrika, e cila tha se nga ky shpërthim ka mbetur një person i lënduar, teksa katër punonjës tha se kanë simptoma të zhurmës në veshë

“Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle dëgjimi”, njoftoi Krushik.

Shpërndaje në

U Kopjua