Live

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë memorandum për turizëm, Rama: Krenari dhe mirënjohje

09:47 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Në konferencën për media me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se është privilegj që të pres udhëheqësin e Francës, si dhe të arrihet një memorandum i tillë, transmeton Klankosova.tv.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme e mbarësisë, që në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës, riviziton Shqipërinë, dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale, gjë që na jep shumë krenari, por njëkohësisht edhe shumë mirënjohje, për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit  dhe Francës”, tha tutje kryeministri.

Po ashtu, Rama shton se një substancë e re po krijohet ndërmjet vendeve evropiane.

Shpërndaje në

U Kopjua