Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimit.
Përmes një urimi në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, transmeton KosovaLive.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!2 6 vjet më parë, trupat paqeruajtëse, të udhëhequra nga NATO, hynë në Kosovë, duke ndalur masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”.
“Sot nderojmë luftën heroike të UÇK-së dhe falënderojmë aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që i dhanë fund një prej faqeve më turpëruese të historisë moderne të njerëzimit dhe mbështetën më tej ndërtimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.
Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane!”, shkruan presidenti shqiptar.