Live

Shqipëria voton: PD dhe “Aleanca Madhështore” në ‘gjumë’

08:43 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shqipëria sot voton për formimin e qeverisë dhe parlamentit.

3.7 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat 4-vjeçar.

Por si paraqitet situate në dy selitë e forcave më të mëdha politike në vend. Në selinë blu, të Partisë Demokratike dhe Aleancës Shqipëria Madhështore, duket se të gjithë akoma janë në gjumë.

Gazetari i ABC News, Andon Kello i cili ndodhte në selinë blu thotë se ka një qetësi absolute, mesa duket PD dhe AMSH e kanë sot heshtjen elektorale.

Gazetari bëri të ditur gjithashtu se kreu i PD, Sali Berisha do të votojë në orën 10:00 në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik.

Shpërndaje në

U Kopjua