Një 22-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një oficer policie në Halkidiki, Greqi, dje pasdite, në një ngjarje që ka ngjallur shqetësim në zonë.
Sipas dëshmive të banorëve, i riu kishte ngritur disa herë pritë për oficerin, duke e sulmuar të paktën dy herë më parë, dhe dje ai e goditi me thikë oficerin 49-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së oficerit, i cili gjithashtu drejton një biznes zdrukthëtarie me vëllain e tij në të njëjtën ndërtesë. Sipas burimeve, 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por mes tij dhe oficerit nuk ka pasur asnjë lidhje direkte.
Dëshmitarët tregojnë se ai kishte pritur disa herë oficerin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e goditur. Oficeri, i cili është një njeri familjar dhe banor i përhershëm i Halkidikisë, u transportua menjëherë në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Pas ngjarjes, 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit.