Një shtatore e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, do të ngrihet edhe në Ulqin. Ajo do vendoset në rrethrrotullimin e qendrës së qytetit të Ulqinit afër ndërtesës së Komunës.
Kështu ka bërë të ditur portali “Ul-info”, duke e cituar kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, sipas të cilit për Shtatoren Ulqini e ka marrë edhe pëlqimin e Ministrisë së Kulturës.