Live

Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

11:20 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një grua me nënshtetësi të huaj ka raportuar në Kijevë të Malishevës se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur çantën me dokumente personale dhe para.

Rasti është në hetim thotë policia, transmeton klankosova.tv.

”Ankuesja femër me nënshtetësi të huaj, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe një shumë të parave”.

Shpërndaje në

U Kopjua