Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë në një parking në Shkabaj të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se i dyshuar është ndaluar në qendrën e mbajtjes, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se e kishte vjedhur në parking veturën Golf pronë e viktimës mashkull kosovar”.
“Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.