Live

Shtrenjtimi i çmimeve, dibranët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për të blerë ushqime dhe karburant

15:04 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt Maqedonisë së Veriut. Kështu ka ndodhur edhe këtë të shtunë.

Shihen radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Bllatë. Fluksi është rritur më shumë për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë. Kësisoj banorët e këtyre zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant.

Shpërndaje në

U Kopjua