Sindikata e Radiotelevizionit të Kosovës ka reaguar pas kritikave që gazetari Blerim Haxhiaj, mori për intervistën ledhatuese që e realizoi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, raporton Periskopi.
Nga kjo sindikatë kanë thënë se përpjekja për të intimiduar apo diskredituar një gazetar për shkak të pyetjeve apo mospyetjeve të tij, përfaqëson sulm të drejtpërdrejt ndaj lirisë së medias dhe rolit të saj në një shoqëri demokratike.
Nga Sindikata e Pavarur e RTK-së, këtë e quajtën “fushatë linçuese” ndaj Blerim Haxhiajt.
Reagimi:
Reagim kunder fushates linçuese ndaj gazetarit te RTK-se, Blerim Haxhiaj
Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit te Kosoves denon ashper fushaten linçuese dhe sulmet e orkestruara neper studio televizive qe po zhvillohen ne drejtim te anetarit te Sindikates, njekohesisht gazetarit te Radiotelevizionit te Kosoves, z. Blerim Haxhiaj, pas intervistes se tij me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, z. Albin Kurti.
Çdo perpjekje per te denigruar, intimiduar apo diskredituar nje gazetar per shkak te pyetjeve apo mospyetjeve te tij, perfaqeson sulm te drejtperdrejte ndaj lirise se medias dhe rolit te saj ne nje shoqeri demokratike.
Sindikata e Pavarur e Punetoreve te RTK-se vlereson se vet tendenca per te ndikuar tek te tjeret ne menyren e te berit gazetari (lexo: fushata linçuese ndaj gazetarit Blerim Haxhiaj) perben ne thelb cenim te te drejtave dhe lirive me thelbesore, ate te lirise se shprehjes dhe lirise se medias.
Eshte per keqardhje se si AGK, organizata qe eshte e thirrur per te mbrojtur gazetaret nga sulme e linçime te tilla, ende nuk e ka pare te rruges te denoj kete fushate linçuese dhe te bej thirrje per nje ambient te lire dhe te sigurte per ushtrimin e profesionit te gazetarise ne vendin tone.
Z. Haxhiaj eshte nje profesionist me pervoje te gjate, dhe puna e tij ne sherbim te informimit publik nuk mund te perdhoset nga komentet apo sulmet e atyre qe me se paku njihen per gazetari te pavarur ne Kosove, e te cilet nuk e kuptojnë ose nuk e pranojnë gazetarine e lire në nje shoqëri demokratike siq eshte Kosova.
I bejme thirrje opinionit publik, institucioneve dhe shoqerise civile qe te distancohen nga gjuha linçuese dhe te mbrojne te drejten e gazetareve per te ushtruar profesionin e tyre pa frike e presion. Demokracia nuk ndertohet me presion e imponime ne media, por me debat te lire, me media te pavarura dhe me qytetare te informuar.
Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk jane te negociueshme, ndaj Sindikata shpreh mbeshtetje per gazetarin Blerim Haxhiaj dhe te gjithe koleget e tjere qe perballen me sulme te tilla per shkak te detyres se tyre profesionale.
Me respekt
Kryesia e Sindikates se Pavarur te RTK-se