Live

Skandali i Bill Clinton me Monica Lewinsky do të bëhet pjesë e serialit “American Crime Story”

14:27 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Skandali i ish-presidentit Bill Clinton me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky më 1999 do të bëhet pjesë e televizionit amerikan, shkruan BBC News.

Kjo do të jetë pjesa e tretë e serialit “American Crime Story” që shfaqet në SHBA që nga 2016-ta.

Seria e re e “American Crime Story” do të transmetohet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Aktorja e librave Beanie Feldstein do të interpretojë Lewinskyn në dramë.

Sarah Paulson,  do të luajë Linda Tripp, shërbyesen civile që regjistroi fshehurazi thirrjet telefonike private të Lewinskyt për lidhjen e saj me presidentin.

Ende nuk dihet se kush do të luajë rolin e Bill dhe Hillary Clinton, i cili do të bazohet në një libër të vitit 2000 nga Jeffrey Toobin.

Lewinsky, tani 46 vjeç, ishte 22 vjeçare kur u përfshi në aferën romantike me Clinton, i cili ishte 27 vjeç

Shpërndaje në

U Kopjua