Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të Kosovës.
Ishin plot 54 tentime për ta bërë një gjë të tillë, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, insistonte në dy veprime, atë “Votimit të fshehtë” si dhe kandidaturës së Albulena Haxhiut.
Por, asnjëra nga këto nuk hasi në mirëkuptim nga deputetët e tjerë, njofton Klankosova.tv.
Derisa dje, dështoi edhe përpjekja e fundit për ta formuar Parlamentin.
Mbetet të shihet se çka do të ndodh pas datës 8 gusht.