Live

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore në Shqipëri

08:35 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit në Shqipëri.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Shpërndaje në

U Kopjua