Live

Sot seanca e 48-të, a do të konstituohet Kuvendi i Kosovës?

08:10 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Me fillim nga ora 11:00, deputetët e zgjedhur do të ia mësyjnë sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje e tyre shënon përpjekjen e 48-të për të arritur konstituimin e këtij institucioni, transmeton Klankosova.tv.

Të martën e 15 korrikut u bënë tre muaj që kur është bllokuar funksionalizimi i parlamentit, dhe as takime mes liderëve të partive të thirrura nga kreu i VV-së, Albin Kurti, e as takimet e thirrura nga presidentja Vjosa Osmani, deri më sot, nuk i gjetën zgjidhje këtij ngërçi politik.

Se a do ketë sot rezultat pozitiv seanca konstituive? Gjithçka kuptohet pas disa orëve.

Shpërndaje në

U Kopjua