Live

Sot shpaloset vlerësimi për performancën e Kuvendit

09:19 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për media ku do të shpaloset raporti i vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024.

Në këtë konferencë do të flitet për atë se çka e karakterizoi sesionin pranveror të Kuvendit, sa u përmbush Agjenda Legjislative e Kuvendit, cilat projektligje u miratuan, e cilat ende janë në pritje.

Po ashtu do të diskutohet se ishin temat kryesore të diskutuara gjatë këtij sesioni, sa munguan deputetët e Kuvendit në seanca, sa e përmbushi Kuvendi rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë, sa pyetje parlamentare iu parashtruan Qeverisë dhe sa përgjigje pati, sa u zbatua Rregullorja e Kuvendit dhe si veproi Kryetari, sa ishte transparent Kuvendi ndaj publikut, cilat janë rekomandimet për sesionin vjeshtor”, njofton KDI./ Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...