Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot.
Ata po tentojnë për të 31-ën herë që të arrijnë konstituimin e institucionit legjislativ, por pa hasin në dështime pas dështimeve, transmeton klankosova.tv.
Tanimë Kuvendin nuk po e karakterizojnë vetëm pritjet e gjata për të nisur seanca, e pastaj seanca treminutëshe, por tani qytetarët e Kosovës po dalin dhe po protestojnë para parlamentit.
Megjithëse, sot mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën kosovare.