Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.
Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024. Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë një francez, François Letexier. Kuqezinjtë zhvilluan dje stërvitjen e fundit dhe sot janë gati për të zbritur në tapetin e blertë.
Ndërkaq, nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë ndërsa në orën 21:00 Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Skocinë.