Live

Spahiu: Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Tehran

16:26 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ish-politikani shqiptar, Kreshnik Spahiu, e ka quajtur turp të madh tendencën e një numri të konsiderueshëm shqiptarësh që po përkrahin Iranin kundër Izraelit në rrjete sociale në Prishtinë dhe Tiranë ditëve të fundit.

“Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan. Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza.Pyetje është për ju o të çmendur: Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocid?; Ku ishte Irani dhe iranianët kur 20.000 gra shqiptare u përdhuan nga serbët?; Pse heshtën iranianët?;Pse Irani nuk e njeh Kosovën?”, ka shkruar ai.

Spahiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës.

“Sot në Iran e urrejnë regjimin politik më shumë se disa idiotë në Shqipëri apo Kosovë.Irani është shtet multietnik dhe shumiva grupeve etnike janë kundër Ajatollahut”, ka shkruar tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua