Live

“Steha mes reve” – shpallet fitues i trofeut PriFest 2019

08:11 / 22 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Me një ceremoni të veçantë të dielën mbrëma në Prishtinë është mbyllur edicioni i 11 të i festivalit të filmit PriFest, ku dhe janë shpallur fituesit. Filmi më i mirë është shpallur filmi i produksionit shqiptaro-rumun “Streha mes reve” nga regjisor Robert Budin; Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun, për filmin “The Announcement”, produksioni Turqi-Bullgari; Aktori më i mirë: Arben Bajraktaraj, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri dhe Aktorja më e mirë: Irena Cahani, nga filmi “Streha mes reve” po ashtu Shqipëri.

Më shumë se 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale  dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, seminare, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kishin kthyer Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës. Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “ Zahir Pajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jogaruese.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...