Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thuhet se do të marrë postin e ministrit të Financave të Noervegjisë, njoftuan transmetuesi NRK dhe gazetat norvegjeze, duke cituar burime anonime.
Stoltenberg, një politikan veteran i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013. Ai drejtoi aleancën ushtarake perëndimore për një dekadë, përfshirë edhe gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump, duke u larguar vitin e kaluar.
65-vjeçari është me profesion ekonomist dhe ka qenë ministër i Financave në vitet 1996-1997. Ai shihet gjerësisht si një centrist pragmatist.
Partia euroskeptike e Qendrës së Norvegjisë dha dorëheqjen nga qeveria të enjten në një mosmarrëveshje mbi miratimin e politikave energjetike të Bashkimit Evropian, duke lënë laburistët e qendrës së majtë të sundojnë vetëm, tetë muaj përpara zgjedhjeve.
Laburistët kanë mbetur prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve të shtatorit. Stoltenberg ka qenë gjerësisht i popullarizuar me norvegjezët gjatë kohës së tij në NATO dhe më pas dhe mund të rrisë perspektivat e Laburistëve.