Live

Stresi me dedikim për prindërit: Faleminderit për gjithçka që bëtë dhe që do të ishit në gjendje të bënit nëse ju kërkoja

10:20 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Arkimed Lushaj – Stresi këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të fitores në Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Shqipëria u shpall fitues i edicionit të parë dhe arriti të fitojë plot 160 mijë euro.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai ka folur shpesh për prindërit dhe për marrëdhënien që ka me ta.

I njëjti së fundmi ua ka bërë një dedikim përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Artisti i falënderon për gjithçka që kanë bërë për të dhe për çdo vështirësi që ka kaluar me ndihmën e tyre.

Postimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):

“Kur nuk kisha kujt t’i drejtohesha, e dija se mund të kisha besim te ti.

Kur të gjitha rrugët ishin të mbyllura, dera juaj ishte e vetmja gjithmonë e hapur.

Dhe kur gjithçka u vështirësua atje ti ishe pranë meje duke më thënë se gjithçka do të ishte mirë.

Faleminderit mami për gjithçka që bëtë dhe për gjithçka që do të ishit në gjendje të bënit nëse ju kërkoja.

Pa ty nuk do të isha ky që jam sot.

Të gjitha ia kam borxh. Ndërsa Për babain tim. Nëse mund të bëhem gjysma e njeriut që ai është, do të kem arritur madhështinë”.

Shpërndaje në

U Kopjua