Live

Suharekasi Murat Kokollari i shpëton dy turistë francezë, i strehon në odën e tij që dikur ishte shtab i UÇK-së

10:11 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Suharekasi i njohur nga fshati Budakovë, Murat Kokollari ka arritur që të shpëtoj dy turistë të Francës duke i strehuar në odën e tij.

Në një natë me shi e murmurima të shumta, dy turistë francezë që ishin me biçikleta kishin mbetur jashtë e nuk dinin ku të strehoheshin, shkruan kosovalive.

Dy turistët francez në konakun e Murat Kokollarit

Francezët duke u munduar të i ikin shiut, arrin afër shtëpisë së Murat Kokollarit. Fillimisht ata ishin frikësuar që të futen brenda, duke qëndruar nën një strehë.

Por, Kokollari i kishte ftuar brenda në odën e tij që quhet “Oda e Muratit” që gjatë luftës kishte shërbyer si shtab i UÇK-së dhe ishte djegur nga forcat serbe në luftë.

Pasi i kishte strehuar brenda odës, turistëve francez iu kanë ofruar bukë, çaj dhe ëmbëlisra të ndryshme.

Pas kthimit në Francë, dy turistët i kanë dërguar një letër Murat Kokollarit duke ju falenderuar për mikpritjen.

Murat Kokollari njihet si bamirës e mikpritës./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua