Live

“Sulmet amerikane nuk mund ta eliminonin aftësinë e Iranit për të prodhuar bombën atomike”

16:02 / 04 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një përplasje serioze po shfaqet mes Pentagonit dhe presidentit amerikan, Donlad Trump, derisa Trumpi ka deklaruar se sulmet amerikane kanë shuar përfundimisht kapacitetet bërthamore të Iranit, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes ka pranuar se programi iranian është vetëm përkohësisht i penguar. Por sipas Pentagonit, Irani mund të prodhojë bombën atomike qysh në vitin e ardhshëm.

“Një gjë duhet pranuar, se sulmet e para një jave-10 ditëve nuk mund të eliminonin plotësisht aftësinë e Iranit për të prodhuar bombën atomike”, u shpreh kështu Artur Meçollari në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, Adrian Zeqiri thotë se Trumpi po i mundëson Izraelit që të furnizohet sërish me armatim.

“Po e lejon të rimarr veten pas sulmeve iraniane”, shtoi tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua