Të paktën 48 palestinezë janë vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në veri të Gazës gjatë natës, thotë një spital lokal.
Spitali indonezian raportoi se 22 fëmijë dhe 15 gra ishin midis të vdekurve pasi u goditën një numër shtëpish në qytetin Jabalia dhe në një kamp refugjatësh. Një video e shpërndarë në internet dukej se tregonte të paktën një duzinë trupash në dysheme atje.
Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet. Ajo i paralajmëroi banorët e Jabalia-s dhe zonave fqinje të evakuoheshin të martën në mbrëmje, pasi një grup i armatosur palestinez lëshoi raketa në Izrael, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ndodhi ndërsa shefi i çështjeve humanitare të OKB-së u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrin veprime për të “parandaluar gjenocidin” në Gaza.