Burri i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe lëndimin e pesë të tjerëve gjatë një sulmi me thikë në Austri, është motivuar nga “terrorizmi islamik”, thonë autoritetet e atjeshme.
Viktimat e këtij sulmi me thikë në Villach të Austrisë ishin një 15-vjeçar dhe tre të tjerë të moshës madhore, raportojnë mediat austriake, përcjell Insajderi.
Katër nga ta janë trajtuar në spital, kurse i pesti ka pësuar lëndime më të lehta trupore.
Siriani 23-vjeç po dyshohet se sulmin e ka kryer nën motive të “terrorizmit islamik”.
Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, bëri të ditur se i dyshuarit kishte lidhje me Shtetin Islamik dhe ishte radikalizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Flamuj të ISIS-it janë gjetur në muret e apartamentit të tij gjatë bastisjes që u krye nga policia austriake.
Policia beson se i dyshuari kishte vepruar i vetëm.