Live

Sulmi ndaj gjinekologut Veliu, Prokuroria nis hetimet

09:52 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Gjinekologu Afrim Veliu, ishte cak i një sulmi fizik nga persona të panjohur.

Derisa ende nuk dihet arsyeja që çoi në shkaktimin e këtij sulmi ndaj Veliut.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Shala tha se për shkak të hetimeve nuk mund të jepen informacione të tjera.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë masa dhe veprime hetimore. Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet procedura hetimore”, deklaroi ajo.

Gjinekologu Veliut mbrëmë u prononcua shkurtimisht për Klankosova.tv pas këtij incidenti duke thënë “Mirë jam”.

Shpërndaje në

U Kopjua