Live

Sulmi në Iran, përforcohen masat e sigurisë në Amerikë

16:41 / 22 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Amerika po rri në gjendje gatitshmërie pas sulmit amerikan ndaj Iranit.

Autoritetet federale dhe udhëheqësit në disa shtete dhe qytete të mëdha, nga Nju Jorku në Los Anxhelos dhe kryeqytet, po rrisin sigurinë dhe po monitorojnë kërcënimet e mundshme pas bastisjeve amerikane, raporton ANSA.

Zëvendësshefi i FBI-së, Dan Bongino tha se janë plotësisht të angazhuar dhe vigjilentë.

“Burimet tona janë plotësisht të angazhuara. Ne mbetemi vigjilentë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë ata që e mbrojnë atë”, shkroi zëvendësshefi i FBI-së, Dan Bongino, në X.

Ndërkaq, sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem në X, shkroi se forcat e rendit janë gjithashtu në gatishmëri të lartë.

“Ne do të punojmë pa u lodhur për të mbrojtur atdheun amerikan”, shkroi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, në X.

Shpërndaje në

U Kopjua